Maqedoni

Nisma për kongres në VMRO-DPMNE, këkron dorëheqjen e Mickovskit

04.03.2021 11:57

Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së...

Këshilli nismëtar për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar pas votëbesimit të qeverisë një ditë më parë. Ata kërkojnë me këmbëngulje  dorëheqjen e  kreut të  VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. 
 
“Kryetari aktual Hristijan Mickoski duhet të vërë interesat e shtetit dhe partisë para interesave të tij dhe të lërë pozicionin që mban përpara se të bëjë dëm shtesë. Dje, çdo anëtar i ndershëm i VMRO-DPMNE-së priste triumf. Të gjithë i besonin te kryetari aktual Mickoski, të gjithë pritën shumicën e re parlamentare, për të cilën ai thoshte se e posedon për votën e mosbesimit për Zoran Zaevin”, thuhet në reagimin e tyre.
 
Nisma planifikon të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm në 28 Mars, në të cilin do të votohej mocioni i besimit  për kreun  aktual të opozitës, Hristijan Mickoski.