Maqedoni

Mickoski paralajmëron votëbesim të ri për qeverinë

04.03.2021 12:09

Kryetari i VMRO-DPMNE –së, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas votimit të besimit për qeverinë...

Kryetari i VMRO-DPMNE –së, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas votimit të besimit për qeverinë. Ai thotë se Zaev shtyu me forcë interpelancën në Parlament dhe se votimi pa debat është dobësi e Zaevit, ndërsa paralajmëroi një tjetër votëbesim për qeverinë e tij shumë shpejt.
 
Mickoski tha se Kryeministri përdori izolimin e tij nga Covid 19, për “të blerë “ një ditë tjetër  jetë për qeverinë.
 
“Zaevi do të blejë edhe një herë një tjetër jetë për qeverinë e tij . Por si do të mund të jetojë në këtë mënyrë me presione dhe shantazhe, në këtë mënyrë nuk do të mbahet gjatë”- ka shkruar Mickoski në Facebook.