Ekonomi

Grupacioni industrial italian “Vitilo”, Zaev: Vijon investim i ri prej 10 mln euro

04.03.2021 12:48

Kryeministri Zaev, publikoi investimin e ri në vlerë prej 10 milion eurosh...

Kryeministri Zaev, publikoi investimin e ri në vlerë prej 10 milion eurosh. 
 
Bëhet fjalë për investitorin e huaj, udhëheqësin e grupacionit industrial italian “Vitilo”, pronarin dhe menaxherin Antonio Vitilo dhe Çirijako Lo Konte, drejtor i “Vitek Makedonija I cili  ka vendosur të investojë 10 milionë euro të tjera në vend, në kuadër të fazës së tretë nga investimi i planifikuar, që është gati rritje 100% nga investimet e deritanishme prej mbi 11 milionë euro, të realizuara në fazën e parë dhe të dytë. Në takim, investitorët u shprehën të kënaqur për punën e tyre në vendin tonë dhe u njoftua se ekzistojnë kërkesa në treg për prodhimet dhe veprimtarinë e tyre.
 
GrupacioniItalian të njohur në industrinë e automobilave, do të investojë në ndërtim dhe me makina të reja për nevojat e industrisë së automobilave dhe industrive të tjera, ndërsa prodhimi nga vendi ynë është dedikuar për tërë Evropën, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është planifikuar që të rriten vendet e punës me një të tretën e numrit ekzistues të të punësuarve, të cilët, sipas informacioneve të kumtuara, marrin paga mbi mesataren në vend dhe të cilëve, vitin e kaluar, gjatë pandemisë, u janë rritur pagat për 16%. Kryeministri Zaev shprehu pritshmëri për nënshkrim të shpejtë dhe zyrtar të Marrëveshjes për investimin.