Botë

COVAX, publikon plan të ri, do të shpërndajë edhe 10 mln doza të vaksinave

04.03.2021 13:13

Dhjetë milionë doza të vaksinës kundër COVID-19...

Dhjetë milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 tani janë dorëzuar në 14 vende si pjesë e iniciativës COVAX.
 
Gjithahtu pritet që të paktën dhjetë milionë të tjera të dorëzohen në javën e ardhshme, raportojnë mediat huaja boterore.
 
Koordinatori i programit (CEPI) ka deklaruar se keto nuk jane doza te mjaftueshme dhe jo aq sa kane dashur te marrin. “Na u deshën 83 ditë nga goditja e parë në Mbretërinë e Bashkuar deri në goditjen e parë në Afrikë, por tani ne do të përpiqemi të marrim sa më shumë nga kjo që mundemi”, ka thënë mjeku nga Koalicioni per Inovacione te gatishmerise epidemiologjike. COVAX është një program i koordinuar nga Gavi, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.Qëllimi i tyre është të promovojnë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksinat në të gjithë botën.