Botë

Shpërthen vullkani Pacaya në Guatemala, autoritetet gati me planin e evakuimit

04.03.2021 13:32

Zyrtarët e mbrojtjes civile në Guatemala shkuan në fshatra afër vullkanit Pacaya të mërkurën...

Zyrtarët e mbrojtjes civile në Guatemala shkuan në fshatra afër vullkanit Pacaya të mërkurën, për të informuar banorët për një plan eventual të evakuimit, pasi autoritetet kanë vërejtur aktivitet në rritje te vullkani, raporton AP. 

Instituti Nacional i Guatemalas i Seizmologjisë dhe Vullkaneve, ka raportuar një shpërthim të lavës deri 500 metra lartësi mbi kraterin dhe po ashtu lumenjë të lavës të gjërë deri një kilometër nga krateri.
Vullkani Pacaya, një nga më aktivët në Guatemala, është rreth 24 kilometra në jug të kryeqytetit, Guatemala City.
 
Rreth 5000 persona në fshatrat në afërsi janë në rrezik në rast të një shpërthimi të madh.
 
Në fshatin El Patrocinio, një nga fshatrat e prekur nga hiri vullkanik, autoritet thonë se banorët janë të gatshëm për evakuim.
 
Jaime Pereira, një nga banorët në këtë fshat, ka thënë se hiri ka qenë më prezent sesa herët tjera.
 
Mirëpo, banorët këtu janë mësuar me aktivitetin vullkanik dhe nuk po donë të braktisin shtëpinë, nëse nuk ka ndonjë shpërthim masiv.