Botë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, VV fituese e rreth 50% të votave apo 58 deputetë
04.03.2021 14:02
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka fituar 438 mijë e 334 vota apo 49.95%, pasuar nga PDK-ja me 16.9% ose 148 mijë e 296 vota, kurse LDK-ja ka marrë 12.64% ose 110 mijë 978 vota. Pjesëmarrja në votim ka qenë 48.77%.
“LVV-ja ka siguruar 58 ulëse, PDK 19 ulëse, LDK do t’i ketë 15 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse, AAK 8 ulëse Kosova Demokratik Turk Partisi dy ulëse, Romani iniciativa dy ulëse Ujedinena Zaedbica Ardijana Hoxhiq një ulëse, Koalicioni Vakat një ulëse, Iniciativa e re demokratike një ulëse, Nova demkratska stranka një ulëse, Edinstfena Goranska partia një ulëse dhe Partia e ashkalive për integrim një ulëse.”,- tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Në mungesë të Albin Kurtit të cilit nuk iu lejua të kandidojë në këto zgjedhje për deputet, dy njerëzit më të votuar në Kosovë janë Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca.
“Vjosa Osmani ka 300 mijë e 788 vota, Glauk Konjufca 200 mijë e 641 vota, Arben Vitia 100 e 7 mijë e 813 vota, Donika gërvalla SHfarc 70 e një mijë e 720 vota. PDK Enver Hoxhaj, 100 mijë e 518 vota LDK Avdulla Hoti 69 mijë e 640, AAK Ramush Haradinaj 41 mijë e 406.”,- theksoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Në Kuvendin e Kosovës edhe dy shqiptarë nga RMV
Në këto zgjedhje mandatin e deputetit në kuvendin e Kosovës e kanë fituar edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut përkatësisht Avni Dehari me origjinë nga Kumanova, i cili ka marrë 51 mijë e 116 vota dhe Doarsa Kica Xhelili, e cila ka marrë 10 mijë e 604 vota. Pas publikimit të rezultateve përfundimtare partitë politike kanë afat 24 orë për ankesa, për t’i hapur rrugë KSHZ-së që të certifikojë zgjedhjet dhe fituesi i zgjedhjeve në këtë rast Vetëvendosje të nis procedurat për zgjedhjen e qeverisë së re që pritet të formohet nga i nominuari i kësaj parie Albin Kurti.
GYLTENE SINANI
