“Nga Shkupi në Prekaz”, kënga më e re e Shkodran Tolaj për Epopenë e UÇK-së
04.03.2021 14:34
Tenori i njohur Shkodran Tolaj, drejtori i Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV...

Tenori i njohur Shkodran Tolaj, drejtori i Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV, në 23 vjetorin e Epopesë së lavdishme në Prekaz dhe rënies së Adem Jasharit ka promovuar projektin më të ri, “Nga Shkupi në Prekaz”.
Vendxhirimet janë zgjedhur me kujdes dhe jo rastësisht. Ato nisin nga sheshi “Skenderbeu” në Shkup, vazhdojnë në autostradën Kaçanik- Ferizaj, për të dhënë mesazhin e përkuljes plot respekt të të gjithë shqiptarëve në Memorialin e Jasharajve në Prekaz.
Muzika dhe teksti janë punuar nga artisti Ilir Shaqiri, orkestrimi nga Jetmir Mehmeti, në çifteli Burim Krasniqi, kavall: Shaqir Hoti, kostumet e realizuara nga Qerim Etemi dhe realizimi nga VideoArt.
