Botë

OBSh: Covid-19 në vendet evropiane është në rritje

04.03.2021 15:24

Rastet me Covid-19 në vendet evropiane janë në rritje, thonë nga Organizata botërore e shëndetësisë....

Rastet me Covid-19 në vendet evropiane janë në rritje, thonë nga Organizata botërore e shëndetësisë. Brenda një jave është vërejtur rritje për 9 për qind bën të ditur drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge. 
 
“Javën e kaluar, rastet e reja të COVID-19 në Evropë u rritën 9%, në një milion banorë. Kjo solli një rënie premtuese gjashtë javore të rasteve të reja në një fund, me më shumë se gjysmën e rajonit tonë duke parë rritja e numrit të infeksioneve të reja. Ne po shohim një ringjallje në Evropën Qendrore dhe Lindore. Rastet e reja janë gjithashtu në rritje në disa vende të Evropës Perëndimore ku normat ishin tashmë të larta.”,- tha drejtori i OBSh-së në Evropë, Hans Kluge.
 
Çekia po shënon shifra rekorde të infektuarish, prandaj edhe ka kërkuar ndihmë nga vendet evropiane. Edhe Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit krahasuar me një ditë më parë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 26 mijë njerëz të infektuar ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,339 njerëz. Edhe Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 49 mijë  persona të infektuar, dhe mbi 1 mijë e 633 të vdekur. Gjermania ka vendosur që ta zgjasë afatin e izolimit deri më 28 mars, por disa masa do të lehtësohen, përfshirë lejimin e hapjes së bizneseve në rajonet me shkallë të ulët të infeksionit.
 
“Këta duhet të jenë hapa drejt hapjes, por njëkohësisht hapa që nuk na kthejnë prapa. Ka shumë shembuj të një vale të tretë dramatike në Evropë. Pranvera e këtij viti do të jetë ndryshe nga pranvera e vitit të kaluar.”,- tha Angela Merkel.
 
Ndërkohë Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka nisur “rishikimin” e vaksinës ruse “Sputnik V”. Ky vendim po shihet si kyç drejt miratimit për përdorim të kësaj vaksine në 27 vendet e BE-së. Komiteti i ilaçeve i Agjencisë Evropiane të Barnave do të rishikojë të dhënat nga studimet që po vazhdojnë të kësaj vaksine, derisa të ketë të dhëna të mjaftueshme klinike që ta miratojë përdorimin e së njëjtës, bëjnë të ditur nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo agjenci deri më tani ka miratuar për përdorim vaksinat e “Pfizer/BioNTech”, “Moderna” dhe “AstraZeneca/Oxford” dhe pritet që gjatë javës së ardhshme të vendosë për miratimin ose jo të vaksinës së kompanisë “Johnson&Johnson”. 
 
REJHANE BUSHI METAJ