Maqedoni
Carovska: Të gjithë të kyçen në përpilimin e plan-programit
04.03.2021 15:58
Mësimdhënësit duhet të kyçen në përpilimin e plan-programit për vitin shkollor 2021-2022...

Mësimdhënësit duhet të kyçen në përpilimin e plan-programit për vitin shkollor 2021-2022 për çka Ministria e Arsimit ka shpallur thirrje publike. Ministrja e arsimit, Milla Carovska, thotë se pas miratimit të konceptit të ri për arsim në fokus vendosen nxënësit dhe e drejta e tyre për arsim kualitativ.
“U bëj thirrje të gjithë mësuesve dhe profesorëve që të përfshihen në përgatitjen e programit, sepse është me të vërtetë e rëndësishme për kapacitetin kombëtar.”,- tha ministrja e arsimit, Mila Carovska.
E pyetur rreth kërkesës së komunës së Çairit për rekonstruimin e shkollave, Carovska tha se kjo komunë nuk është përfshirë në program.
“Çdo komunë dorëzon projekte në bazë të asaj se çfarë kanë më primare si investim dhe ato rangohet. Në program nuk është e futur komuna e Çairit. Kjo nuk do të thotë se me miratimin e projekteve nëse i kemi të dorëzuara në sistem nuk do të thotë se ata nuk do të arrijnë të marrin një pjesë të investimeve këtë vit, gjithçka varet se në çfarë mënyre rangohen projektet dhe a janë për rikonstruim apo për ndërtim.”,- u tha ministrja e arsimit, Mila Carovska.
Carovska njëherit informoi se për momentin në rrjedha është implementimi i programit për ndërtim dhe rikonstruim.
REJHANE BUSHI METAJ
