Maqedoni

Kovid-19, 9 të vdekur, 721 të infektuar e 1753 të shëruar

04.03.2021 16:11

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.323 teste të kryera janë regjistruar 721 raste të reja me Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.323 teste të kryera janë regjistruar 721 raste të reja me Covid-19, gjysma e të cilëve përkatësisht 357 në Shkup, por numër i lartë i të infektuarish është regjistruar edhe në Prilep 72, në Kavadar dhe Gjevgjeli nga 42, Negotinë 30, Ohër 26 Veles 20 dhe qytetet tjera më pak se 20 të infektuar.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1753 pacientë, derisa betejën me Covid-19 e kanë humbur 9 pacientë, tre prej të cilëve në Shkup, 2 në Kumanovë, dhe nga një të vdekur në Prilep, Veles, Kriva Pallankë dhe Vallandovë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 105 mijë e 269 raste me Kovid 19, prej të cilëve 93 mijë e 942 janë shëruar, kurse 3 mijë e 165 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8 mijë e 162 raste aktive. Në spitalet e vendit po trajtohen gjithsej 787 pacientë Kovid, shumica prej tyre në oksigjeno terapi.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ka edhe 350 shtretër të lire në qendra Kovid, por kapacitetet e klinikës infektive në Shkup nuk ka më vende të lira prandaj prej të premtes do të hapet sërish spitali modularë, që shfrytëzohej për vaksinimin anti Kovid të personelit mjekësorë, ndërsa vaksinimi do të vazhdojë në poliklinikën Bukuresht.

Përhapja e llojit të virusit britanik po mbush spitalet thonë mjekët. Në laboratorin e Akademisë së Shkencave është konfirmuar prania e virusit Korona llojit britanik edhe te burri i çiftit nga Manastiri që u infektuan në Zazibar të Afrikës. Ky lloj i virusit u konfirmua te gruaja një dit më parë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.   

FITIM KRYEZIU