Maqedoni

Huamarrja e re, Besimi: Paguajmë borxhe dhe sigurojmë mjete për krizën

04.03.2021 16:35

Huamarrje e re që kap vlerën prej 700 milion eurove ka normën më të ulët të interesit nga huamarrjet paraprake me 1.625%....

Huamarrje e re që kap vlerën prej 700 milion eurove ka normën më të ulët të interesit nga huamarrjet paraprake me 1.625%. Kështu theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi i cili duke dhënë detaje rreth kësaj huamarrje deklaroi se interes për euroobligacionin e vendit kanë pasur 130 investitorë ndërkombëtarë dhe oferta ka qenë për 2.3 herë më e lartë.
 
“Në ankandin e djeshëm siç thash u arrit që të realizohet norma më e ulët historike në vendin tonë sa i përket eurobondit dhe kjo është një dëshmi nga investitorët për atraktivitetin e ekonomisë tonë krahasuar edhe me vendet tjera të rajonit por edhe një dëshmi për kredibilitetin e politikave ekonomike e qëndrueshmërisë të këtyre politikave në periudhë të një krize të shkaktuar nga Covid, kriza më e madhe ekonomike e shkaktuar në nivel botëror.”,- tha ministri i financave, Fatmir Besimi.
 
Me këto para do të bëhet kthimi i huamarrjes paraprake në vlerë prej 500 milionë euro nga viti 2014-të, theksoi Besimi.
 
“Qëllimi i këtij obligacioni është kthimi i borxhit paraprak prej 500 milionë euro me normë më të lartë të interes dhe financimi i buxhetit ashtu siç është aprovuar nga Kuvendi. Me këtë bëhet shlyerja e euroobligaconit të emetuar në vitin 2014 me normë interesi prej 3.975%, që do të thotë se tani norma e interesit është 2.35 pikë përqindje më e ulët. Nëse e krahasojmë në periudhë 7 vjeçare kjo i bije një kursim prej 82.25 milion euro për 7 vjet vetëm në dallimin e normës së interesit.”,- theksoi ministri i financave, Fatmir Besimi.
 
Besimi theksoi se me 200 milionë eurot e këtij obligacioni do të financohet rikuperimi i ekonomisë së shkaktuar nga kriza e virusit dhe përballja sektorit shëndetësor për përballjen me pandeminë ndërsa e gjithë pjesa tjetër do të përdoret për të financuar deficitin buxhetor.
 
ZEKIRJA MEXHITI