Botë

Kosovë, shtatë të vdekur e 591 të infektuar

04.03.2021 18:28

Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit virusi korona u ka marrë jetën edhe shtatë personave...

Në Kosovë brenda 24 orëve të fundit virusi korona u ka marrë jetën edhe shtatë personave ndërsa 591 kanë rezultuar pozitiv.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 3.674 testime të kryera brenda 24 orësh nga të cilët kanë rezultuar 591 të infektuarit. Po ashtu, janë shëruar edhe 386 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 71 mijë e 344 raste me Kovid-19, prej tyre, 1.627 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 61.014 pacientë janë shëruar.

Në Kosovë aktualisht ka edhe 8.703 raste aktive.