Botë

Shqipëri, 20 të vdekur e 847 të infektuar

04.03.2021 19:23

Në Shqipëri vazhdon të jetë i lartë numri i të infektuarve nga virusi korona por edhe i të vdekurve...

Në Shqipëri vazhdon të jetë i lartë numri i të infektuarve nga virusi korona por edhe i të vdekurve, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 20 persona.
 
Nga 3268 testime, kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë.
 
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
 
Po ashtu 20 persona e kanë humbur betejën me COVID19.