Maqedoni

Parashikimi i motit

05.03.2021 09:06

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa gjatë pasdites do të ketë rritje të vranësirave. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 13 deri në 20 gradë.
 
Në Shkup moti do të jetë i njëjtë me diell dhe me vranësira ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë celsius.
 
Të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të përforcuar veriore veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe në vendet më të larta. Do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet bore që nga orët e paradites, kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore. 
 
Të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe I thatë me kushte për shi lokal të dobët. Temperatura e ditës dukshëm do të ulet dhe të dielën do të jetë më e ulët për 8 deri në 10 gradë nga deri më tani. Temperaturat e ditës në disa vende do të jenë negative, ndërsa ato të ditës nga e hëna do të jenë në rritje graduale.