Maqedoni

Deri tani janë vaksinuar mbi tre mijë punonjës shëndetësorë

05.03.2021 10:56

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë vaksinuar gjithsej 3.028...

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë vaksinuar gjithsej 3.028 punonjës shëndetësorë kundër coronavirusit.
 
Ata shtojnë se imunizimi bëhet në spitalin modular pranë Klinikës Infektive në Shkup dhe bëhet me vaksinat e prodhuesit të vaksinave “Pfizer” që Maqedonia e Veriut i mori si donacion nga Serbia.
 
Deri tani për vaksinim përmes ueb-faqes “vakcinacija.mk” janë paraqitur 72.8000 qytetarë, ndërsa përmes mjekëve amë janë paraqitur 47.569 qytetarë.
 
Vaksinimi me dozën e dytë pritet të fillojë më 11 mars.