Maqedoni

Dorëzimi i llogarive vjetore, Kontabilistët: Të shtyhet afati deri më 31 mars

05.03.2021 13:08

Oda e Kontabilistëve tashmë disa herë ka kërkuar që të shtyhen afatet për dorëzimin e llogarive vjetore dhe raporteve financiare...

Oda e Kontabilistëve tashmë disa herë ka kërkuar që të shtyhen afatet për dorëzimin e llogarive vjetore dhe raporteve financiare. Ata ankohen në periudhën e kaluar pothuajse gjysma e kontabilistëve në vend ishin të sëmurë me Covid 19. I madh ka qenë edhe numri i kontabilistëve  të izoluar për shkak të kontakteve me familjarë, klientë ose kolegë pozitivë. Kontabilistët  kërkojnë edhe ndryshime ligjore, por aktualisht të gjitha mundësitë reale për një gjë të tillë, kanë kaluar.
 
"Nga numri i përgjithshëm i kontabilistëve, rreth 10 mijë, të sëmurë ishin gjithsej 4.900 kolegë prej të cilëve rreth 2660, pikërisht tani, për shkak të inatit të pallogjikshëm të institucioneve, janë të detyruar të kujdesen për afatet edhe me cmimin e jetës. Rreth 65 % ose 6,500 e kontabilistëve, thanë se rrjedha e punës ishte ndërprerë pikërisht për këtë arsye. Mbetet për t'u parë nëse pas këtyre numrave ministri do të marrë një vendim të arsyeshëm për të zgjatur afatet apo do të vazhdojë të mohojë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari - të drejtën për pushim mjekësor.", tha Aleksandra Andreeva, anëtare e Bordit të Odës së Kontabilistëve.