Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Pisonero: Palët të mos e politizojnë procesin

05.03.2021 13:22

Komisioni Europian kërkon që të gjitha palët të veprojnë në mënyrë konstruktive...

Komisioni Europian kërkon që të gjitha palët të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të mos e politizojnë procesin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut.
 
Komisioni Europian inkurajon vendin ta realizojë regjistrimin në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret europiane, thotë për MIA-n zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.
 
“Maqedonia e Veriut inkurajohet të realizojë regjistrim në përputhje me standardet evropiane dhe rregulloret e BE si pjesë e përgatitjeve para aderuese. Eurostat vazhdimisht e mbështet Entin Shtetëror të Statistikave për t’i harmonizuar statistikat me standardet e BE-së. Regjistrimi duhet të mbetet një operacion statistikor, e jo politik dhe ne i bëjmë thirrje të gjithëve që kontribuojnë në regjistrim ta bëjnë këtë në mënyrë konstruktive.”, tha Pisonero.
 
Deklarata vjen pas reagimeve të presidentit bullgar Rumen Radev, për shkeljen e pretenduar të së drejtës së vetëvendosjes së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut pak para regjistrimit. Qeveria dhe presidenti Pendrovski pas kësaj deklarate, akuzuan për presione të pajustifikuara nga ana e presidentit bullgar.