Maqedoni
Kërkesat e kontabilistëve, Bekteshi: Nuk ka zgjatje, të respektohen afatet
05.03.2021 13:33
Nuk do të ketë zgjatje të afateve për për dorëzimin e llogarive vjetore dhe raporteve financiare nga ana e kontabilistëve....

Nuk do të ketë zgjatje të afateve për për dorëzimin e llogarive vjetore dhe raporteve financiare nga ana e kontabilistëve. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se nuk ka të dhëna që ata u prekën aq shumë nga pandemia Covid, sa të mos mund të respektojnë afatet ligjore
"Ne kemi bërë tashmë konsultime brenda institucioneve dhe si Ministri e Ekonomisë, së bashku me Ministrinë e Financave, DAP-in dhe Regjistrin Qendror, kemi vendosur të mos zgjasim afatet për përgatitjen dhe dorëzimin e llogarivë përfundimtare nga ana e kontabilistëve të llogarive të ndërrmarjeve. Ne mendojmë se llogaritarët nuk u prekën aq nga pandemia sa të mos respektojnë afatet.", tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
