Xhaferri viziton Muzeun e Alfabetit në Manastir
22.11.2014 11:53
Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe Zëvendës kryeministri Musa Xhaferri, do të vizitojë Muzeun e Alfabetit në Manastir........

Njëherit në Shtëpinë e Kulturës në Manastir, zëvendëskryeministri Xhaferri do të marrë pjesë në Akademinë Solemne që organizohet me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Akademia organizohet nga Drejtoria e Muzeut të Alfabetit mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë. Ndërsa në ditën e alfabetit kanë dërguar urime Kryeminsitri Nikolla Gruevski, presidenti Gjorge Ivanov, Liderët e partive politike, si Ali Ahmeti I BDI-së dhe Mendu Thaçi I PDSh-së, por edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e udhëhequr nga Fazli Veliu.
