Maqedoni
Gjykimi "organizatorët e 27 prillit”, gjykimi vazhdon me dëshmitarë të mbrojtjes
05.03.2021 14:07
Seanca gjyqësore për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend...

Seanca gjyqësore për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, ku të akuzuar janë ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski, Ish Ministra Mile Janakievski dhe Spiro Ristovoski si dhe ish Drejtori i DSK-së Toni Trajkovski, ka vazhduar me dëshmitarë të mbrojtjes.Ish Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski, para trupit gjykues dëshmoi se në Komitetin Komunal asnjëherë nuk është diskutuar për protestat "Për Maqedoni të përbashkët". Ai kategorikisht mohoi të ketë pasur ndonjë kontakt me Mile Janakievskin dhe Spiro Ristovskin rreth protestave, e as nuk ka organizuar të punësuar nga komuna për të protestuar.
"As një lloj shtypje drejt as një të punësuari nuk kam bërë,e a që më ka shkuar ndërmend një gjë e tillë.Nuk kam pasur njohuri për një gjë të tillë.", tha Latinovski.
Edhe dëshmitari tjetër, këshilltarë dhe kryetarë i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Kumanovë tha që asnjëherë nuk është biseduar apo sjellur ndonjë qëndrim lidhur me protestat “Për Maqedoni të përbashkët”. Rasti me akuzën për organizatorët e ngjarjeve të dhunshme në Kuvend dhe veprën penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 12 mars.
FLORIJE BELULI KAMBERI
