Procesi i vaksinimit, Zaev: Presim 3000 vaksinat e para nga Covax
Imunizimi i popullsisë do të fillojë këtë muaj...

Imunizimi i popullsisë do të fillojë këtë muaj. Në mars pritet arritja e 21 mijë dozave të vaksinave nga Pfizer, sipas marrëveshjes, një pjesë e vakzinave që janë paraparë për vendin tonë përmes mekanizmit “Covax”, nga Astra Zeneka.
Në fundjavë pritet edhe dërgesa e 3 mijë dozave ruse Sputnik.
Kryeministri zaevmnegjthatë është i rezervuar në data të sakta.
“Cdo ditë presim informata të sakta se kur. Unë tani kam informata se kur do arrijnë 3 mijë të parat, por sit a them nëse nuk mbërrijnë në kohë? Të djelën presm 3 mijë vaksina përmes DHL. Ministri po organizohet me ambasadorin që t’i presë e normalisht t’i vënë në përdorim” – tha Kryeministri Zoran Zaev.
Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë, Filipçe: Shteti i vetëm që do i vaksinojmë të gjithë
Në një intervistë për TVM , ministri Filipce, ishte i rezervuar për datat e sakta, për shkak të presionit me të cilat përballen kompanitë prodhuese. Megjithatë, shtimi i prodhimit jep shpresë se vaksinat e Pfajzerit dhe dozat e para të Astra Zenekës përmes sistemit Covax, do të arrijnë në kohën e dakorduar.
Jemi megjithatë vendi i parë që përfundojmë vaksinimin e personelit mjekësor, tha Filipce.
“Kompania e parë që do sjellë vaksinat përmes ssitemit Covax, është Astra Zeneka. Informata e fundit është se 20 - 40% nga vaksinat e dakorduara prej 100-170 mijë vaksina, do të mbërrijnë në fund të marsit… Këtë fundjavë ne do jemi shteti i vetëm që ka vaksinuar në tërësi të gjithë punonjësit shëndetësorë që kujdesen për pacientët Covid. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë dhe në rajon ne kemi edhe vende anëtare të BE-së që kërkojnë vaksina nga vendet e tjera anëtare” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Imunizimi bëhet në spitalin modular pranë Klinikës Infektive në Shkup , me vaksinat e prodhuesit të vaksinave “Pfizer” që Maqedonia e Veriut i mori si donacion nga Serbia.
Aktualisht janë vaksinuar 3028 punonjës shëndetësorë. Deri tani për vaksinim përmes ueb-faqes “vakcinacija.mk” janë paraqitur 72.8000 qytetarë, ndërsa përmes mjekëve amë janë paraqitur 47.569 qytetarë.
Vaksinimi me dozën e dytë pritet të fillojë më 11 mars. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
