Filipçe dhe Bexheti, inspektuan punimet në poliklinikën në Saraj

06.03.2021 15:30

Poliklinika në Saraj do të jetë funksionale shumë shpejt...

Poliklinika në Saraj do të jetë funksionale shumë shpejt, paralajmërojnë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe kryetari i kësaj komune, Blerim Bexheti.

Ata gjatë inspektimit të punimeve e vlerësuan si shumë të rëndësishme ndërtimin e poliklinikës në Saraj, pasi siç u tha do t’u shërbejë rreth 45 mijë banorëve të mbi 20 vendbanimeve të kësaj komune.

 “Një projekt shumë i rëndësishëm dhe shumë i nevojshëm për qytetarët e komunës së Sarajit... Kjo është një dëshmi e një bashkëpunimi të komunës dhe MSH që me këtë tempo, me këtë dinamikë, shumë shpejt do të jetë edhe i përfunduar ky projekt.”,- deklaroi kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti.

“Kjo ambulance duhet të jetë pjesë e shtëpisë së shëndetit në Shkup dhe t’u shërbejë me të vërtetë një numri të madh qytetarësh që jetojnë në këtë rajon, afërsisht 45 mijë banorë nga mbi 20 vendbanime të cilat në këto moment nuk kanë poliklinikë apo ambulancë ku mund të marrin shërbime mjekësore.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri Filipçe paralajmëroi investime për poliklinikat në komunat tjera të kryeqendrës, si në Aerodrom, Lisiçe, Butel, Gjorçe Petrov dhe Karposh, ku bëhet fjalë për objekte të vjetruara, ndërsa do të ketë poliklinikë të re edhe në Kisella Vodë. (Sanije Duraku, TVM2)