Akademi solemne për Ditën e alfabetit shqip
Me akademi solemne, sonte në Shtëpinë e kulturës në Manastir do të shënohet 106-vjetori i Kongresit të Manastirit, ku u unifikua alfabeti i shuhës shqipe........

Në Akademi do të marrin pjesë zëvendëskryeminsitri Musa Xhaferi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.
Kongresi në Manastir u hap më 14 nënor dhe zgjati deri më 22 nëntor të vitit 1908. Morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete, klube dhe shoqata. Në Kongres u miratua vendimi për t'u pranuar alfabeti latin me ndryshime të caktuara të shkronjave, të adaptuara me karakteristikat e gjuhës shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektual shqiptarë nga e mbarë bota, sepse qyteti ishte qendër e konsujve dhe vnd i sigurtë.
Për kryetar të Kongresit u zgjodh Mithat Frasgëri, ndërsa nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi, vëllau i Parashqevi Qiriazit, gruas së vetme në kongres. Qiriazët e botuan edhe abetaren e parë me alfabet të unifikuar për nevpjat e shkollave. Alfabeti i unifikuar në Kongresin e Manastirit sot përdoret çdokund ku jetojnë shqiptarët.
Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi në Manastir është ngjarja më e rëndësishme për popullin shqiptar në fillim të shekullit 20, për çka dëshmojnë edhe eksponatet në IN Muzeu i aflabetit shqiptar në Manastir, i cili m mbështetje të Minsitrisë sl Kulturës punon prej vitit 2010.
Dita e alfabetit shqip - 22 Nëntori është ditë jopune për pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni.
