Shtabi i krizës në Gjevgjeli dhe Negotinë, kërkon vendosjen e orës policore
Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Gjevgjeli....

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Gjevgjeli kërkon masa restriktive, përfshirë vendosjen e orës policore nga ora 21 e 30 deri në orën 3 të mëngjesit, pasi ka konstatuar se gjendja epidemiologjike është alarmante.
Në dy ditët e kaluara në këtë qytet janë regjistruar 77 të infektuar nga lloji britanik i virusit Korona.
“Do të bëhen ekipe patrulluese të cilat do të jenë të pranishme në teren dhe fokusi do të vendoset tek lëvizja e të rinjve, pasi sipas informacioneve nga shtabi i krizës, është evidente rritja e të infektuarve tek të rinjtë.”,- deklaroi kryetari i Gjevgjelisë, Sasho Pockov.
Epidemiologu nga spitali i Gjevgjelisë thotë se nuk ka krevate të lira në spitalin modular, ndërsa po rritet edhe numri i të rinjve me gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është infektuar edhe një pjesë e personelit mjekësorë.
“Krevatet janë mbushur, po pritet radhë për krevate të lira. Personeli është përgjysmuar, por edhe sado që të jenë nuk i respektojnë masat. Kur ka raste urgjente kemi intervenime të shpejta dhe një pjesë e madhe e personelit është infektuar. Jemi gjashtë apo shtatë mjekë në Kovid qendër 24 orë 7 ditë në javë është vështirë.”,- theksoi një epidemiolog në Spitalin e Gjevgjelisë.
Përveç Gjevgjelisë numri i të infektuarve ka shënuar rritje edhe në Strumicë. Në pjesën juglindore të vendit raste aktive me Kovid 19 janë 535 persona.
Ndërkohë brenda 5 ditësh në Negotinë me rreth 13 mijë banorë janë regjistruar 134 raste të personave të infektuar me Kovid-19, ndërsa deri të premten numri i rasteve aktive ishte 305 të infektuar.
Marr parasysh këto të dhëna shtabi i krizës në këtë qytet ka kërkuar vendosjen e masave restriktive përfshi orën policore.
Shtëpia e shëndetit në Negotinë ku është e vendosur Kovid ambulanca është e mbushur, pasi ka kapacitet për 40 shtretër, ndërsa ofron edhe shërbime për pacient që e marrin vetëm terapinë ditore. (Fitim Kryeziu, TVM2)
