Tifozët e Galatasarajit vrasin një tifoz serb

22.11.2014 12:08

Një tifoz i Cervena Zvezdes së Beogradit, është vrarë në Stamboll, pas ndeshjes së basketbollit, në mes klubit serb të Cervena Zvezdes dhe atij turk Galatasaray.....

Gjatë ndeshjes tifozët e Galatasarayt kanë brohoritur "Kosova-Kosova", ndërsa krahas flamurit turk, nuk mungoi edhe flamuri shqiptar.

Më pas ka ardhur deri te konflikti në mes të tifozëve të të dyja skuadrave, të cilët u përleshën edhe me policinë. Pas ndeshjes trajneri i Galatasaray, Ergen Ataman i ka quajtur tifozët e serb terroristë, për shkak të provokimeve dhe dbunës që shkaktuan.

Mediat turke poashtu shkruajnë se ishin rreth 400 tifozë serbë të njohur si "Delije" kishin nisur përleshjet jashtë sallës ku zhvillohej ndeshja sepse hyrja u ishte lejuar vetëm 70 prej tyre. Megjithëse ky numër ishte përcaktuar më parë, rreth 400 tifozë serbë kishin udhëtuar në Stamboll.