Maqedoni
Procedura për regjistrim të diasporës, çdo anëtarë duhet të regjistrohet individualisht
07.03.2021 14:48
Vetëregjistrimi fillon me njoftimin në qendrat e mëposhtme stat.gov.mk, popis2021.stat.gov.mk dhe census.stat.gov.mk...

Regjistrimi në aplikacionin për vetregjistrim mund të kryhet vetëm nga jashtë vendit, ku duhet të shënohen të dhënat personale si emri, mbiemri, numri amë, vendi i Maqedonisë së Veriut etj.
Pas kyçjes me sukses, në postën elektronike te personi arrin njoftimi me kodin, me të cilin duhet të paraqitet në mënyrë që të fillon me vetregjistrim. Pasi që ta merr kodin verifikues personi mund të fillon me vetregjistrim. Vetregjistrimi mund të kryhet në gjuhët që fliten në Maqedoninë e Veriut.
Aplikacioni për vetregjistrim ka shtatë ekrane. Në ekranin e parë futen të dhënat adresore për identifikimin e personit që regjistrohet. Regjistrimi fillon me shënimin e të dhënave personale dhe adresës së fundit në Maqedoninë e Veriut në të cilin ka jetuar personi i cili dëshiron të regjistrohet, të dhënat personale si dhe numrin e anëtarëve që jetojnë në migrim dhe të atyre që jetojnë në RMV.
Në ekranin e dytë futen të dhënat për migrim ku duhet të shënohen të dhënat për shtetësi dhe për arsyet e largimit nga RMV-ja. Në ekranin e tretë futen të dhënat për statuset martesore. Në këtë pjesë jipet përgigje për statusin martesor të personit, numrin e fëmijëve, si dhe pyetje për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhën amtare që personi flet me familjen.
Në ekranin e katërt futen të dhënat për karakteristikat arsimore, që kanë të bëjnë me nivelin e arsimimit. Në ekranin e pestë futen të dhënat për karakteristikat ekonomike, që kanë të bëjnë me punën që personi punon. Në këtë pyetje përgjigjen persona që kanë më tepër se 15 vjet.
Në ekranin e gjashtë shënohen të dhënat për mjetet për jetesë dhe në ekranin e fundit shënohen vështirësitë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme të personit në punë apo shkollë. Të dhënat i ruajmë dhe në fund shtypim butonin mbylle për të kryer me sukses vetregjistrimin.
“U kry me sukses për ty, por jo edhe për familjen tënde. E rëndësishme është të theksohet se secili anëtar i familjes duhet të vetregjistrohet në mënyrë vetanake. Me postën elektronike dhe kodin e marrë nga kryefamiljari edhe anëtarët tjerë në mënyrë individuale duhet të hyjnë dhe ta kryen procedurën e njejtë të regjistrimit duke mbushur shtatë ekranet me të dhënat personale”.
Diaspora ka afat për tu regjistruar deri më 21 prill të këtij viti.
ERSAN PAJAZITI
