Maqedoni
Arrijnë 3000 vaksinat “Sputnik V”, Filipçe: Dozat do shfrytëzohen pë vaksinim të parë
07.03.2021 15:40
Kanë arritur 3000 dozat e vaksinave “Sputnik V”...
I pari i shëndetësisë Filipçe tha se këto doza do të shfrytëzohen për personelin mjekësor dhe për qytertarët e planifikuar sipas planit nacional për imunizim.
Për dallim nga vaksina “Fajzer” vaksinat “Sputnik V” ruhen në temperaturë nga -18 deri -20 gradë. Minsitri Filipçe siguron se autoritetet do të vazhdojnë me dinamikën e pranimit të vaksinave tjera.
"Në ditët në vijim do ta vazhdojmë komunikimin intenziv me qëllim që të bisedojmë dhe organizojmë edhe dinamikën e ardhjes së sasive tjera. Kemi porositur gjithsej 200 mijë doza. Bëhet fjalë për vaksina të ndryshme në pjesën e vaksinimin dhe rivaksinimin që d.mth këto 3000 doza do të shrytëzohen për vaksinimin e parë", u shpreh ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Rusia është e gatshme ta ndihmojë gjithmonë vendin mik të RMV-së, tha ambasadori rus Sergej Bazdinkin.
"Jam i sigurt se kjo do të ketë rëndësi të madhe në shpëtimin e jetërave njerëzore dhe kthimin e ekonomisë së Maqedonisë në trajektoren e zhvillimit. Jemi të gatshëm gjithmonë ti ndihmojmë qytetarët e Maqedonisë me të cilët jemi miq me shekuj dhe ndajmë vlera të përbashkëta", theksoi ambasadori rus Sergej Bazdinkin.
Opozita maqedonase kritike ndaj pushtetit. Vaksinat e siguruara deri tani nuk mjaftojë as edhe për për personelin shëndetësor, thonë nga VMRO-DPMNE.
"Filipçe tha në janar, pastaj shkurt tani thotë në mars. Morrëm vrtëm 8000 vaksina donacion nga Serbie dhe 3000 tjera që arrijnë sot të cilat nuk janë të mjaftueshme as për personelin shëndetësor e lëre më për qytetatër tjerë që dua të vaksinohne, të sëmurët kronikë, kateëgoritë e rrezikuera e të tjerët", u shpreh Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE.
Shëndetësia është e rënuar ndërkaq RMV është e fundit në rajon e më gjerë për sigurimin e vaksinave, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
