Maqedoni
Komunat Çair dhe Saraj nderojnë kontributin e mësuesve të përndjekur
07.03.2021 16:05
Kontributi dhe sakrifica e mësuesve të përndjekur në vitet 1981- 88 u dekorua me mirënjohje nga Komuna e Çairit dhe Sarajit...

Kontributi dhe sakrifica e mësuesve të përndjekur në vitet 1981- 88 u dekorua me mirënjohje nga Komuna e Çairit dhe Sarajit. Arsimtarët e diferencuar treguan vështirsitë që kaluan pas suspendimit nga puna ,duke rikujtuar se dashuria për arsimin shqip sfidoi çdo barierë kundër vlerave kombtare dhe arsimimit të shqiptarëve në RMV.
"Më 13 Janar të 88 - ës na largojnë nag vendi i punës, pas asaj unë me tre fëmijë shoqja pa punë u detyrova të largohem nga vendi sa për ushqyer familjen. Mandej kam punuar në tezgë në treg si zdrukthtar dhe çdo mundësi që ka pasur për të ushqyer familjen", u shpreh arsimtari i diferencuar Etem Gavazi.
"Duke dëshiruar që një ditë Kosova të bëhet republik më suspenduan por nuk ishte vetëm suspendimi, më arrestuan ndjeta 30 ditë burg në Tetovë me një fjalë më plagosën megjithse kisha përkrahje prej familjes edhe 17 vitë tjera ngela pa punë", theksoi mësuesja e diferencuar Hazbije Kasapi.
"Politika e Shkupit zyrtar nën ndimimin e narkozës shoviniste të Beogradit shpiku një model të ashtuquajtur paralele të përziera dhe qëllimi ishte humbja e autonomisë së arsimit shqip dhe shkrirja në pellgun asimilues të politikës sllave", theksoi arsimtarja e diferencuar Halide Palloshi.
"Edhe pse pushteti thoshte paralele të egra shkolla të egra në Kërçovë dhe në Strugë pasaj themeluam edhe USHT NË por ajo epokë ishte në përparim shum I madh", u shpreh kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.
Komunat e Çairit dhe ajo e Sarajit rikujtuan këta arsimtar duke potencuar se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe brezat e rinj të arsimtarëve.
"Ka pasur trysni, përndjekje diferencime por aj që erdh koha që falë këyter peronave ne kemi qëndruar stoik dhe kemi dale edhe më të motivuar për të avansuar arsimin tone", theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
"Nëse atëherë këta janë diferencuar për arsye ideologjike për mbajtjen e arsimit shqip tash duhet ne të gjithë së bashku të punojmë për ngritjen e cilësisë që të jemi sadopak të barabartë me arsimin në shtetet evropiane", u shpreh kryteari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Arsimtarët e diferncuar në vitet 81 88 me apel për gjeneratat e reja , të duan atdheun dhe profesionin e mësuesisë ta punojnë me përkushtim të plotë.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
