Maqedoni

Kreu i Dibrës Hekuran Duka bashkë me drejtorët e shkollave vunë lule të freskëta pran rilindasve Josif Bageri dhe Said Najdeni

07.03.2021 16:57

7 marsi i njohur si dita e mësuesit dhe hapjes së shkollës së parë shqipe...

7 marsi i njohur si dita e mësuesit dhe hapjes së shkollës së parë shqipe, sot u shënua ndryshe, munguan programet e fëmijëve, recitalet, e këngët. Ishte i vetmi aktivitet ku kryetari i Komunës Hekuran Duka sëbashku me drejtorët e shkollave të dibrës vunë lule të freskëta pran busteve të rilindasve e iluministëve dibran Josif Bageri dhe Said Najdeni.
 
"Këtë ditë tradicionalisht ne e festojmë me vendosjen e luleve të freskëta në bustet e Said Najdenit e Josif Bagerit, të dy këta mësues patriot të cilët bënë gjithçka që ne sot të mbrijmë shkallën më të lartë të arsimimit dhe jemi krenar që ne sot kemi tre Uinverzitete në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët ndjekin atë trugë të trasur nga rilindasit. Rruga e shkollës shqipe është nje luftë e sakrificës ku atdhetarët tanë patriot kabë bërë gjithçka që mësimi të zhvillohet në gjuhën shqipe", u shpreh kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
 
Rruga e gjatë që nga 7 marsi i vitit 1887 e deri më sot është një rrugë e mundimshme që shpalos faqet e ndritura të historisë së shkollës shqipe.
 
ATLI DEMA