Maqedoni

Strugë: Sërish digjen kallamet në bregun e liqenit të Ohrit

07.03.2021 17:23

Sërish iu është vënë zjarri kallameve në bregun e Liqenit të Ohrit në rrugën Strugë – Kalishtë...

Prerja dhe djegja e kallameve dëmtojnë peshqit dhe shkatërrojnë dhe foletë e zogjve. Ekspertët paralajmërojnë se nëse një gjë e tillë vazhdon, Liqeni më i pastër dhe më i vjetër në Evropë kërcënohet nga një katastrofë ekologjike. 
 
“Duke djegur kallamet, para së gjithash, dëmtimi i bëhet gjithë botës shtazore në atë zonë, sepse këtu peshqit lindin dhe zogjtë kanë foletë e tyre. Ka dëme të paimagjinueshme, veçanërisht për botën e egër”, u shpreh ekologu Boris Xhajkoski.
 
Në bregun e Liqenit të Ohrit ka qindra komplekse të kallameve, të cilët çdo ditë sulmohen dhe uzrpohen nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Prerja dhe djegja e këtyre kallameve ndodh çdo vit, sidomos para sezonit të ndërtimit. Nga sektori për punë të brendshme në Ohër thonë se policia dhe inspektorët bëjnë punën e tyre për të gjetur kryesit. 
 
“DPB Strugë ka ndërmarrë disa masa operacionale dhe kontakte me shërbimet kompetente të inspektimit në vetëqeverisjen lokale. Pas përfundimit të të gjitha këtyre masave, DPB Strugë do të paraqesë akuza të përshtatshme kundër kryesve të mundshëm të uzurpimit të pasurive të patundshme dhe shkatërrimit të mjedisit", theksoi zëdhënës i SPB Ohër, Stefan Dimoski.
 
Kallamet janë filter bio që pastrojnë liqenin nga ndotja. Për të ndaluar shkatërrimin, duhet të shënohen tabela edukative dhe të formohet një organ mbikqyrës për monitorimin e situatës.
 
Matjet e fundit të kallamave janë bërë në vitin 2011, ndërsa një studim i mëparshëm është kryer në vitin 1985, por këto të dhëna nuk janë të vlesfshme sot, sepse që atëherë, kallami është shkatërruar shumë. 
 
ILMIJE ZHAKU