Maqedoni

Kumanovë: NP “Kumanova parking“, 4 milionë denarë humbje nga covid-19

07.03.2021 17:49

Pandemia e Virusit Korona e cila kaploi gjithë botën, nuk la pa dëmtuar edhe ekonominë...

Pandemia e Virusit Korona e cila kaploi gjithë botën, nuk la pa dëmtuar edhe ekonominë, e cila tash e një vit po përballet me probleme të shumta e sidomos me ato financiare.
 
Edhe tek ne, pra edhe në qytetin e Kumanovës shumë nga Ndërmarrjet si Publike poashtu edhe ato private u dëmtuan rëndë financiarisht nga kjo Pandemi. Ekipi i TVM2, vizitoi Ndërmarrjen publike komunale “Kumanova Parking”.
 
Drejtori i kësaj Ndërmarrje , Fadil Shabani, tha sesi pasojë e  Virusit Korona, kjo ndërmarrje ka pësuar humbje prej mbi 4 milionë denarë , pasiqë për një kohë të caktuar, përshkak të masave dhe rekomandimeve të autoriteteve, kjo ndërmarrje nuk kreu shërbimet nga të cilat edhe ekziston.     
 
“Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit komunal të Kumanovës ishte vendosur që shërbimet e parkingjeve të pezullohen, mos të vazhdonin me punë, pastaj edhe gjatë kohës kur kishim orë policore parkingjet dhe shërbimi i karrotrecit nuk fiunksionuan në atë periudhë, e që drejtpërsëdrejti ndikoi dhe na solli rezultate negative në financa gjatë periudhës me krizën e Virusit Korona”, tha Fadil Shabani, drejtor i N.P Kumanova Parking.
 
Fadil Shabani, gjithashtu na njoftoi se si shkak i Pandemisë me Covid-19, si Ndërmarrje Publike nuk qe e mundur që gjatë vitit 2020 të bëjnë asnjë punësim, por ja që edhe një fenomen tjetër ka goditur këtë Ndërmarrje Publike, 7 nga të punësuarit të cilët ishin me vendim pune, duke kërkuar kushte më të mira dhe jetë më të mirë, kishin lënë punën për të vazhduar në vendet Evropiane e më së shumti në Gjermani.
 
“Punësime të reja nuk kemi bërë gjatë kësaj periudhe, por shpresojmë se me zgjerimin e zonave të parkimit gjatë vitit 2021 e në kuadër të kësaj do të kemi nevojë edhe për punësime të reja, mirëpo është një trtend negativ gjatë kësaj periudhe, pasi që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve diku 6 apo 7, kanë lëshuar vendet e punës, edhe pse kanë pasur vendime të punës, shkuan të punonin në Gjermani, sidomos shoferët e kamionëve të cilët sigurisht se kanë gjetur punë me rroga më të mira dhe u larguan”, tha Fadil Shabani, drejtor i N.P Kumanova Parking.
 
Ndryshe, në territorin e qytetit të Kumanovës janë gjithësej 2 zona me 600 vende parkimi, Shabani gjithashtu na njoftoi se është duke u punuar në zgjerimin e kapaciteteve të vend-parkimeve ku së shpejti pritet të hyjë në funksion parkingu tek Stadiumi i Qyetetit si dhe në Bulevardin “Revulucioni i Tetorit”.
 
FATLUM AQIFI