Maqedoni

MPB: Ndërpren kanale për trafikim të drogës

07.03.2021 18:15

Natë e keqe për trafikantët e drogës. Në dy akcione, policia kapi më shumë se gjysmë ton marihuanë...

424 kg në mënyrë të përkryer të paketuara në Kosovë, të maskuara me copa letre mbeturinash dhe të ngarkuara në një kamion nga vendi ynë dhe Greqia duheshte të përfundonte në tregun turk.
 
Sipas Ministrisë së Brendshme, 47-vjeçari nga Shkupi, një shofer kamioni, kishte shkuar më parë në Kosovë dhe atje kishte organizuar transportin e drogës, e cila do të shitej në Turqi për një milion euro.
 
Ai shpresonte të merrte një copë nga ëmbëlsira por në vend të parave të paligjshme ai u arrestua në vendkalimin Bogorodica dhe përballet me akuza penale.
 
"Zyrtarët policor kanë kryer kërimin në automjetin IVEKO në vendkalimin kufitar Bogorodica dhe përkundër ngarkesës së ligjshme të letrës së mbeturinave, u gjet edhe marihuanë. Gjatë ditës së sotme, kundër personit nga Shkupi do të ngrihet një akuzë e përshtatshme penale dhe ai do të sillet para gjyqtarit të procedurës paraprake", u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
 
Dhe jo shumë largë Bogorodicës ndodhi edhe një veprim tjetër policor. Në zonën e fshatit Selemli, dy tregtarë në një makinë Shkoda kishin ngarkuar 93 kilogramë marihuanë që kishin në plan ta tansportonin dhe shisnin në Greqi.
 
Kur panë policinë, ata fillua të iknin por u arrestuan. Nga MPB thonë se u kontrolluan pesë lokacione dhe janë sekuestruar mjete në lidhje me hetimin, në të cilat ishte përfshirë edhe policia greke.
 
SEDAT SELIMI