Maqedoni

Ushtarët profesionistë kërkojnë punë në institucionet shtetërore

07.03.2021 18:41

Ushtarët profesionistë që kanë mbushur 45 vjet dhe kanë mbaruar shërbimin në armatë nuk kanë prioritet...

Ushtarët profesionistë që kanë mbushur 45 vjet dhe kanë mbaruar shërbimin në armatë nuk kanë prioritet gjatë punësimit në institucionet shtetërore.
 
Ky është reagimi i një pjese të ish ushtarëve profesional të cilët ankohen se Ministria e mbrojtjes nuk i ka përmbushur premtimet e para një viti ,se do të punësohen në brigadat e zjarrëfikësve, në policinë e burgut dhe gjykatës me pagë të ngjajshme siç kanë pasur në armatë.
 
"Ne e dimë se ka vende të lira në të gjitha qytetet që të zgjidhet statusi ynë .Megjithatë në vendet tona punësohen persona të tjerë ,ndërsa ne ushtarët mbetemi.Edhe përkundër gjthë asaj që u detyruam ta pranojmë nga ana jonë ,mbetëm në pagë minimale dhe vende joadekuate për punë", u shpreh ish ushtari profesionist.
 
Ministria e mbrojtjes, as një ushtarë nuk ka mbetur i pa sistemuar
 
Ndërkohë nga Ministria e mbrojtjes theksojnë që kujdesen për të gjithë ushtarët që shkojnë nga armata që të punësohen në ndonjë institucion shtetëror ku do ta vazhdojnë karierën e tyre të dytë.
 
"Ju siguroj se as një ushtarë profesionist me të mbushur 45 vjet nuk do të mbetet i pakujdesur dhe i pavendosur në statusin e tij sa i përket karierës së tyre të dytë", theksojnë nga ministria e mbrojtjes.
 
Me propozim ligjin për shërbim në Armatë që është në procedurë Kuvendore,është e paraparë që çdo ushtarë profesionistë mbi 45 vjet të mund të punësohet në institucion shtetërorë apo të marrë kompenzim prej 1000 euro për çdo vit pune në armatë.Nga Ministria apelojnë që deputet sa më shpejtë ti votojnë ndryshimet ligjore.
 
FLORIE BELULI KAMBERI