Maqedoni
Koalicioni ASh – AAA, politika të largojë duart nga arsimi
07.03.2021 19:07
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa ka shprehur urimet e saja për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa ka shprehur urimet e saja për Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Vlerësojnë se mësuesit cenohen nga pasioni politik, andaj kanë ftuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe institucione tjera që partitë t’i heqin duart nga shkolla dhe mësimdhënësit.
"Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe çdo institucioni shtetëror që e ka përgjegjësinë e menaxhimit të kushteve të arsimtarëve, që t’i largojnë duart e partisë dhe preferencat e pushtetit nga shkolla dhe mësimdhënësit! Mësuesit duhet të kenë autonomi absolute në trajtimin intelektual e pedagogjik të nxënësve të tyre. Pagat e tyre duhet të jenë më të larta, sepse ata kanë një vend të veçantë në shoqëri dhe një vend të rëndësishëm mirënjohjeje që zgjat gjithë jetën! Ne gjykojmë se asgjë nuk është më urgjente sesa konsolidimi i një sistemi arsimor të mirë. Arsimi është në rrezik dhe ky është një alarm që nuk zgjidhet me asnjë vaksinë nëse shteti nuk ndërhyn", u shpreh Arben Taravari nga ASh - AAA.
