Obama paralajmëroi ndryshime me ndikim të gjerë në sistemin amerikan të imigracionit
Barack Obama ka urdhëruar ndryshime me ndikim të gjerë në sistemin amerikan të imigracionit........

Veprimi i Presidentit amerikan do të mbrojë gati pesë milionë njerëz nga dëbimi, duke tërhequr një përballje me republikanët.
Presidenti Obama kërkoi tejkalimin e bllokimit në debatin e gjatë amerikan mbi imigracionin duke lenë jashtë Kongresin, dhe përballuar me republikanët që fituan zgjedhjet e Kongresit më herët gjatë këtij muaji dhe duke siguruar se debati i diskutueshëm do të vazhdojë dhe gjatë fushatën presidenciale në vitit 2016.
Në një adresim televiziv, Obama i përshkroi ndryshimet më të thella për thyerjen e ligjeve për imigracionin në pothuajse tre dekada, duke thënë se veprimet e tij ekzekutive ishin një plan për “mendim praktik", në përputhje me atë që të dy presidentët e mëparshëm kishin bërë.
“Për ata anëtarë të Kongresit që vënë në pikëpyetje autoritetin tim për të bërë punën e sistemit tonë të emigracionit të mirë, ose që vënë në dyshim mençurinë e të vepruarit aty ku Kongresi ka dështuar, unë kam një përgjigje: aprovojeni një ligj", tha Obama.
Republikanët, të cilët marrin kontrollin e plotë të Kongresit në janar pas marrjes së Senatit nga demokratët, paralajmëruan se Obama do të përballet me pasoja të rënda për atë që ata e kanë përshkruar si një kapje antikushtetues të pushtetit.
