Maqedoni

Parashikimi i motit

08.03.2021 09:03

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare.....

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Gjithashtu do të ketë mjegull nëpër disa lugina.Pasdite vranësira do të rritet dhe në disa vende do të ketë kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri 15 gradë celcius.
 
Në Shkup paradite do të ketë mjegull të lehtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 12 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe reshje lokale. Nëpër vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.