8 marsi, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Sot të gjitha nënat e gratë në mbarë botën festojnë “8 Marsin”, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.....

Sot të gjitha nënat e gratë në mbarë botën festojnë “8 Marsin”, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
8 Marsi është data kur në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila nuk është një ditë e feminizmit ekstrem, por momenti kur të gjithë jemi të ftuar të reflektojmë për çështje që lidhen me botën femërore, mbi arritjet e mëdha çështje sociale dhe politike që lidhen me mundësi të barabarta dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të kapërcyer boshllëqet që ekzistojnë ende. Nën sytë e njerëzimit vazhdon lufta ndaj të gjitha diskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas. Në të gjithë botën gratë vazhdojnë të ngrenë zërin e protestës për të luftuar kundër shkeljeve të shpeshta të së drejtës për të qenë të sigurta e për të qenë të lira në zgjedhjet e tyre. Disavantazhet profesionale dhe ekonomike janë disa çështjet për të cilat gratë në të gjithë botën vazhdojnë të luftojnë.
