Maqedoni
Komisioni për Sëmundje Infektive kërkon orë policore nga 22 deri në 5 të mëngjesit
08.03.2021 10:57
Komisioni për sëmundje ngjitëse i propozon Qeverisë vendosjes së orës policore në gjithë territorin e vendit nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit....

Komisioni për sëmundje ngjitëse i propozon Qeverisë vendosjes së orës policore në gjithë territorin e vendit nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit. Komisioni ia ka dorëzuar propozimin ministrit të shëndetësisë Venko Filipce, me ç’rast priten sqarime shtesë për ditën e akt se kur pritet të hyjë në fuqi dhe për cilat ditë të javës bëhet fjalë.
Sipas ministrit Filipçe propozimi vjen si rezultat i shtimit të numrit të infektimeve nga Covid 19, për arsye të organizimit të tubimeve të shumta dhe mosrespektimin e masave anti Covid, mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe distancës së nevojshme. Analizuar e Komisionit për sëmundje ngjitëse kanë konstatuar se për arsye të mosrespektimit të masave anti-Kovid priten numër i shtuar i rasteve te reja me Covid si dhe hospitalizime të reja, andaj komisoni propozon që masa e orës policore mund te jep efekt pozitiv. Tani pritet që qeveria të vendosë në mbledhjen e rregullt të saj lidhur me propozimin e parashtruar.
