Botë

Zgjedhjet e 25 prillit, dorëzimi i listave me kandidatë deri në mesnatë

08.03.2021 11:12

Sot është afati i fundit që partitë politike në Shqipëri të dorëzojnë emrat e kandidatëve...

Sot është  afati i fundit që partitë politike në Shqipëri të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të që garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve  është deri në mesnatë. Deri më tani janë bërë publike disa emra nga të gjithë forcat politike, e megjithatë listat zyrtare pritet të dorëzohet sot. Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje. Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, dhe presidenti, Ilir Meta, i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit.

Dje Ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri paralajmërimin e fundit për partitë politike, ku u kujton që kandidatët duhet të jenë të pastër, ndërsa tha se shqetësimi më i madh i votuesve shqiptarë janë korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria.