Mosul, Papa përkujton viktimat e terrorit të IS-it
Papa Françesku ka përfunduar më 8 mars vizitën e tij historike në Irak....

Papa Françesku ka përfunduar më 8 mars vizitën e tij historike në Irak. Presidenti irakian, Barham Salih, e ka shoqëruar 84-vjeçarin me tepih të kuq në aeroportin e Bagdadit.
Përgjatë vizitës, të parën ndonjëherë të Papës në Irak, ai ka qenë në katër qytete irakiane, duke përfshirë Mosulin, ish-qendrën e grupit ekstremist Shteti Islamik. Ai u ka thënë irakianëve se “paqja është më e fuqishme sesa lufta”, dhe se Iraku do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
Lideri i botës së krishterë ka realizuar një bisedë edhe me klerikun mysliman shiit, Ayatollah Ali al-Sistani. Iraku po përballet me një tjetër valë të koronavirusit, të nxitur nga varianti i ri i virusit që është raportuar fillimisht në Britani. Në total 13,500 persona kanë vdekur me koronavirus në Irak, derisa numri i të infektuarve arrin në 720,000. Iraku konsiderohet shtet që përballet me menaxhim të dobët dhe korrupsion kronik.
