Maqedoni

Thaçi uron 8 marsin

08.03.2021 14:00

Kreu I PDSH-së Menduh Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përmes një urimi përkujto se kjo ditë

Kreu I PDSH-së Menduh Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përmes një urimi përkujto se kjo ditë, është një datë e shënuar që simbolizon përkushtimin e grave për të drejta të barabarta. 
 
“Edhe në kohët më të vështira gratë kanë qenë fuqishëm në shërbim të plotë të mbrojtjes së vlerave njerëzore.Nga to lind jeta. Janë shtylla e shoqërisë, dhe guximi i tyre për jetën ekziston në harmoni perfekte me natyrën e kjo e bën botën një vend më të mirë.Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, përcjell urimet dhe falenderimet më të përzemërta duke riafirmuar përkushtimin ndaj drejtësisë dhe barazisë gjinore”, thuhet në urimin e Thaçit.