Botë

Kovid-19, BE 300 milion vaksina deri në fund të qershorit

08.03.2021 14:34

BE pritet të marrë 300 milion vaksina kundër COVID-19 deri në fund të qershorit....

BE pritet të marrë 300 milion vaksina kundër COVID-19 deri në fund të qershorit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se dorëzimet e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohen në 100 milionë doza në muaj që nga muaji prill. Deri më 26 Shkurt BE ka marr 51.5 milionë doza vaksinash, në SHBA 87.9 milionë dhe 22.9 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.
 
ShBA, brenda një dite vaksinohen mbi dy milion njerëz
 
Në SHBA dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 23 për qind e të moshuarve, 59 për qind e personave mbi 65 vjeç dhe 69 për qind e personave mbi 75 vjeç. Autoritetet shëndetësore amerikane njoftojnë se të shtunën janë vaksinuar 2,9 milion njerëz që paraqet edhe numër rekord, ndërsa të dielën janë vaksinuar 2,4 milion njerëz. Në SHBA aktualisht shfrytëzohen vaksinat e kompanisë Moderna dhe Fajzer. Administrata Bajden synon që në 100 ditët e para të qeverisjes të vaksinojë 100 milion njerëz.
 
Rumani, protesta kundër vaksinimit
 
Në Rumani ku janë vendosur kufizime të reja për shkak të numrit në rritje të personave të infektuar u protestua kundër vaksinimit dhe të ashtu quajturës pasaportë për vaksinim. 
 
“Qeveria e solli shpejtë ligjin për vaksinim, duke e fshehur obligimin për vaksinim. Pasaportat janë diskriminim. Qytetarët rumunë duhet ta dine se me aplikimin e pasaportës për vaksinim të gjithë qytetarët do të diskriminohen.”,- tha një qytetar.
 
“Protestojmë kundër obligimit për vaksinim, ekziston problem i madh jo vetëm për vet vaksinimin, por edhe për faktin se me këtë po shkelen të drejtat e njeriut dhe të drejtat kushtetuese.”,- theksoi qytetar.
 
Masa shtrënguese në Itali dhe vende tjera të BE-së
 
Ndërkohë për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar Italia ka forcuar kufizimet në disa rajone. Shumë shkolla u mbyllen përsëri, ndërsa restorantet në zonat e prekura nuk do të hapen. Rajoni turistik jugor i Kampanjas, që përfshin Napolin dhe bregdetin Amalfitan, tani është rajoni i tretë i vendit me 60 milionë banorë që bëhet një zonë e kuqe me masat më të rrepta, siç përcaktoi Ministria italiane e Shëndetësisë. Franca regjistroi edhe 21 mijë e 825 raste të reja të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 3,9 milionë të infektuar. Siç bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik francez 130 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, me çka numri i viktimave ka arritur në 88 mijë e 600 persona. Në spitale vazhdojnë trajtimin 24 mijë e 818 persona. Deri tani në Francë janë vaksinuar 3,77 milionë njerëz. Ministria e Shëndetësisë në Danimarkë, ka njoftuar se në vend janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të COVID-19, ndërsa së fundmi janë zbuluar 15 lloje të reja të COVID-19.
 
GYLTENE SINANI