Maqedoni
8 Marsi në Shkup, qytetarët: Të përmirësohen të drejtat e grave
08.03.2021 15:22
Rrugëve të kryeqendrës, si çdo 8 Mars, edhe sot shiheshin qytetarë me lule dhe dhurata tjera për të uruar nënat...

Rrugëve të kryeqendrës, si çdo 8 Mars, edhe sot shiheshin qytetarë me lule dhe dhurata tjera për të uruar nënat, gratë, apo të afërmet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se kjo ditë nuk duhet të jetë vetëm simbolike, por të shërbejë për nxitjen e shoqërisë për avancimin e të drejtave të grave.
“Ja e kam marrë me veti që ta zgjedh vetë që mos të më thotë që e ke marrë të keqe apo të mirë. Me thanë të drejtën femrat ende askund nuk janë shpresoj se më tutje do të përmirësohen. Kjo ditë duhet të jetë e veçantë për ju.”,- tha një qytetar.
“Tash dola të marr për më të afërmit e mi, nënën, hallën dhe vjehrrën. Nuk mund të them se respektohen shumë, por edhe jo edhe hiq. Jemi në një mesatare.”,- theksoi një qytetar.
“Tash do t’i marr lule bashkëshortes. Unë mendoj që femrat kanë të drejtat e tyre.”,- u shpreh një qytetar.
Qytetarët po ashtu theksojnë se të drejtat e femrës, vlerësimi i kontributit të tyre për shoqërinë dhe familjen, duhet bërë për çdo ditë të vitit, e jo vetëm në një datë të caktuar, siç është 8 Marsi.
REJHANE BUSHI METAJ
