Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev me qeveri të zgjeruar tenton të shpëtojë

08.03.2021 15:42

Oferta e kryeministrit, Zoran Zaev, për formimin e një qeverie të zgjeruar...

Oferta e kryeministrit, Zoran Zaev, për formimin e një qeverie të zgjeruar, ngjalli reagime të shumta tek partitë politike. Nga VMRO-DPMNE-ja nuk pranojnë një ofertë të tillë, duke vlerësuar se Zaev po tenton të shpëtojë karrigen e tij. 
 
“Propozimi i tij për një qeveri të zgjeruar në të cilën ai vetë do të zgjidhte se kush do të drejtonte VMRO-DPMNE, është treguesi më i madh i një qeverie të luhatshme. Ky propozim është vetëm për shpëtimin e karrierës së tij. Një përpjekje për të shpëtuar nga drejtësia. Veprimi i orkestruar me disa ish-ministra, të cilët nuk janë më në VMRO-DPMNE, është një fakt që Zaev qëndron pas iniciativave të ndryshme të krijuara për të fshehur frikën e tij. Por, ai po harxhon koalicionet.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilovski.
 
Propozimi i kryeministrit Zaev nuk u mirëprit as nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sipas të cilit misioni i opozitës është që të shpreh vërejtjet e saj ndaj pushtetit. Edhe Lëvizja Besa me qëndrim të ngjashëm me BDI-në. Sipas tyre, opozita është një faktor i rëndësishëm dhe në këtë rast vendi do të mbetej pa opozitë. Ndërsa opozita shqiptare ASh- Alternativa ka paraqitur 3 kushte për t’u bërë pjesë e qeverisë, të ndryshojë 20% nga Kushtetuta, rastet e montuara të kenë prokurorë publikë dhe gjykatës të angazhuar nga BE dhe kushti i tretë është ligji për shtetësi.
 
SANIJE DURAKU