Maqedoni

MPB, në Deve Bair u kapën 14 kilogram hashash

08.03.2021 16:48

Në vendkalimin kufitar Deve Bair janë kapur 14 kilogram lëndë narkotike të llojit hashash...

Në vendkalimin kufitar Deve Bair janë kapur 14 kilogram lëndë narkotike të llojit hashash. Siç bën të ditur MPB, droga është kapur në veturën e një shtetasi të Shqipërisë, ndërsa si destinacion kishte Turqinë. 
 
“Zyrtarë policorë të sektorit të policisë kriminale në koordinim me SPB - Strugë, qendrën rajonale për punë kufitare dhe Drejtorinë e Doganave gjatë ditës së djeshme kanë ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transport ilegal të hashashit, nga Republika e  Shqipërisë nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria si destinacion përfundimtarë Turqia. Janë kapur rreth 14 kilogram hashash, ndërsa është arrestuar një shtetas i Shqipërisë. Rreth orës 12 e 45 minuta u krye kontroll i automjetit BMV-së në vendkalimin kufitar Deve Bair dhe gjatë kontrollit në dy bunker në veturë u gjet paketimi me hashash. Shtetasi i Shqipërisë është arrestuar.”,- u shpreh Toni Angellovski nga MPB.