VMRO-DPMNE: Gjyshi i ministrit Filipçe ishte në Zanzibar
VMRO-DPMNE ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, nëse gjyshi i tij, dr. Jordanço Saveski...

VMRO-DPMNE ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, nëse gjyshi i tij, dr. Jordanço Saveski, ka qenë në Zanzibar me të infektuarit e llojit afrikan të koronavirusit dhe nëse ka shkuar në karantinë”.
“Përderisa populli po mundohet me COVID-19, mijëra vdiqën, ndërsa familja e Filipçes po shëtit nëpër destinacione luksoze”, thonë nga partia opozitare maqedonase, sipas të cilës vendi po i jeton momentet më të dhimbshme dhe më të errëta, ndërsa populli pret të vaksinohet.
“Vendi ka sot 3200 të vdekur, ndërsa kur t’i shohim numrat nëpër qytete bëhemi më të vetëdijshëm për përmasat e tmerrit dhe katastrofës që po na ndodh. Në Shkup kemi 1020 të vdekur, numrat janë pothuajse të njëjta me tërmetin në Shkup.”,- tha Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
Kjo, sipas VMRO-së, është pasojë e keqmenaxhimit nga kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministri i shëndetësisë, prandaj sipas kësaj partie koha është për dorëheqje.
SANIJE DURAKU
