Lidhja e Sindikatave reagoi ndaj qëndrimit të punëdhënësve
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë reagoi ndaj qëndrimeve të punëdhënësve se shpallja e ditës...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë reagoi ndaj qëndrimeve të punëdhënësve se shpallja e ditës së diel si ditë jopune do të çojë në humbje shumë kompani.
Nga Lidhja e Sindikatave nuk u duket e arsyeshme që punëdhënësit të debatojnë me vetveten nëse duhet të punohet të dielën ose jo pa pasur debat me ata që punojnë gjatë ditëve të diela, përkatësisht pa punëtorët.
“I pyesim nëse në debat është biseduar për shtesën që duhet ta paguajnë për punëtorët që punojnë gjatë ditës së diel, e që nuk e paguajnë”, thonë nga Lidhja e Sindikatave, duke pyetur punëdhënësit se në çfarë mënyre i motivojnë punonjësit të punojnë gjatë ditës së diel dhe me cilën pune e krijojnë kapitalin.
