Jolevski dhe atashetë ushtarake do të mbejllin fidane në kuadër të "Ditës së drurit"

22.11.2014 11:36

Ministria e Mbrojtjes dhe ARM e mbështesin aksionin "Dita e drurit" që nga fillimi i vitit 2008.........

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski bashkë me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, si dhe atashetë e mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë sot në fshatin Papradishte të Velesit do të mbjellin fidane me rastin e fillimit të aktiviteteve të aksionit vjeshtor "Dita e drurit".

Në mbjelljen e 70-të fidaneve do të marrin pjesë edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale në Veles dhe Çashkë, ndërsa mundësi për të dhënë kontributin e tyre me mbielljen e fidaneve do të kenë edhe përfaqësuesit e mediave.

Ministria e Mbrojtjes dhe ARM e mbështesin aksionin "Dita e drurit" që nga fillimi i vitit 2008. Pjesëtarët e Armatës, deri më tani ishin të involvuar në secilin prej aksioneve pranverore dhe vjeshtore për pyllëzim.

Në aksionin e 14-të, për të cilin data do të kumtohet shtesë, Ndërmarrja publike "Pyjet e Maqedonisë" do të mbjell rreth 4,5 milionë fidane në sipërfaqe prej 1.107 hektarë.

Aksioni "Dita e drurit" realizohet për të shtatin vit.