Maqedoni

Qeveria në mbledhjen e sotme vendos për orën policore

09.03.2021 10:23

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive..

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në mbledhjen e sotme duhet të vendos rreth orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit në territorin e gjithë vendit.
 
Komisioni vlerëson se një masë e këtillë rigoroze duhet të ketë efekt, ndërsa tani për tani propozimi është që kjo masë të zgjasë dy javë, aq sa një cikël epidemiologjik.