Mbi 10 mijë qytetarë kanë kërkuar këshillë nga linja telefonike "Alo mjek"
22.11.2014 11:39
Gjithsej 10.546 qytetarë kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo mjek" pasi është hapur ajo më 15 shtator......

Gjatë dy ditëve të kaluara ka pasur 233 telefonata zakonisht për sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, probleme me temperaturë të rritur, kollë, ftohje dhe simptoma të dhimbjeve.
Në Koll qendrën çdo ditë prej orës 18 deri në orën 22 bëjnë kujdestari mjekës nga institucionet publike shëndetësore të cilët kanë qasje për qytetarët për këshillë shëndetësore. Sot, mjek kujdestar do të jetë doktor Rexhep Selmani nga Klinika universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, rianimim dhe kurim intensiv, ndërsa nesër Aspazia Sofianova, drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.
